Takim i Zëvendësministrit të arsimit, Prof.dr. Visar Ganiu me punonjësit e arsimit në Komunën e Çair-it (FOTO)




Sot në ambientet e Komunës të Çair-it, Zëvendësministri i arsimit, Prof.dr. Visar Ganiu realizoi takim me mësimdhënësit, arsimtarët dhe me drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme profesionale, të cilat i takojnë Komunës të Çairit.

Ky takim kishte për qëllim që drejtëpërsëdrejti të dëgjohen sygjerimet e tyre për vijimin dhe përmirësimin e proçesit edukativo-arsimor, u diskutua për nevojat e shkollave dhe të nxënësve dhe si përfundim dolën ide dhe propozime të cilat do të përfshihen në programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm të Kryetarit të Komunës Çair.

Nga të gjitha idetë dhe propozimet e dhëna, theks të veçantë iu vendos zvogëlimi i fondit të orëve dhe numrit të nxënësve nëpër klasa. Pastaj u fol për motivimin dhe stimulimin e nxënësve dhe arsimtarëve për pjesëmarrjen aktive nëpër të gjitha sferat e paraqitjeve publike në  hapsirën komunale, republikane dhe rajonale.

Është për tu përshëndetur fakti se Komuna e Çairit po shndërrohet në një Komunë universitare nga e cila do të dalin shumë kuadro të reja të cilët do të jenë të pajisur me arsimim kualitativ dhe me përgaditje të fuqishme në fushën profesionale.




Be the first to comment

Leave a Reply