Takimi me Kim Jong-un, Trump: Dështim, ose sukses botëror




Presidenti Donald Trump tha se takimi i planifikuar me liderin koreanoverior Kim Jong-un mund të dështojë, ose të rezultojë në marrëveshjen më madhështore në botë.
Gjatë një mitingu politik në Pensilvani, Trump i tha mbështetësve të tij se beson që Koreja e Veriut dëshiron të arrijë paqen. Por shtoi se mund t’i braktisë bisedimet shpejt, nëse do të shohë se nuk ka progres për çarmatosjen bërthamore të vendin të izoluar aziatik.

“Kush mund ta dijë se ç’do të ndodhë? takimi mund të përfundojë shumë shpejt, ose mund të ulemi gjatë dhe të bëjmë marrëveshjen më të mirë për botën”, tha Trump.
Trump foli nga qyteti i Pitsburgut, gjatë një mitingu për të mbështetur një kandidat republikan për një vend në kongres, por u duk si nisja e fushatës së tij të ardhshme elektorale.

Madje presidenti prezantoi atë që mund të jetë slogani i tij i ri “Ta mbajmë amerikanët madhështore.” Fjalimi i tij padyshim që pati ritëm fushate dhe gjatë tij Trump sërish ngriti mundësinë e aplikimit të dënimit me vdekje për trafikantët e drogës. Nuk e di nëse vendi ynë është gati, deklaroi Trump, por është një diskutim për të cilin duhet të mendojmë.




Be the first to comment

Leave a Reply