Taksa në Rrugën e Kombit, qytetarët kosovarë e shqiptarë në protestë të shtunën




Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit nuk është mirëpritur nga qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës. 

Aktivistët kanë paralajmëruar protesta për heqjen e taksës, që sipas tyre është e padrejtë dhe dëmton të gjithë shqiptarët.

Në rrjetet sociale, aktivistët i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës së rradhës që do zhvillohet të shtunën në orën 11:30 në tunelin e Kalimashit.

Protesta do të jetë pa ndikime partiake.

Të mërkurën u zhvillua një protestë në Rrugën e Kombit nga biznesmenët kosovarë dhe shqiptarë, si edhe qytetarë të Kukësit.

Rreth 150 mjete transporti, kryesisht të importuesve të kripës, çimentos e ushqimeve hynë dhe dolën bosh nga territori shqiptar, si për të treguar pasojat që do të ketë tarifa e re.

Për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makinat e vogla dhe deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

Taksa e qarkullimit në Rrugën e Kombit u vendos pas dhënies me koncension të mirëmbajtjes dhe përfundimit të saj.




Be the first to comment

Leave a Reply