Taravari: Koha e mbretërve dhe dinastive po mbaron! 0




Me një tubim madhështor në Konventën promovuese në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët promovoi kandidatin për Kryetar Komune Dr.Arben Taravarin dhe Bartësin e listës së këshilltarëve për qytetin e Gostivartit Dr. Besim Memeti. Kandidati favorit për të fituar komunën e Gostivarit Dr. Arben Taravari para qytetarëve të Gostivarit dhe në prezencë të aktivistëve partiak foli për arësyet e kandidimit të tij, për situatën e vështirë në të cilën gjendet qyteti i Gostivarit i cili është udhhequr nga korrupcioni nga udhëheqësit aktual të komunës të cilët miton dhe rryshfetin e kanë pasur armë të mbijetesës.
Ai poashtu shtoi se Gostivari është shëndruar në një qytet tranzit ku fëmijët e Gostivarit thinin ajër të helmuar dhe jetojnë në papastërtinë e qytetit.
Ndër të tjera tha: “Nja disa veta, që janë krimbur në para dhe që nuk e dinë sa para kanë se aq shumë kanë, do pyesnin me cinizëm: pse?! Çfarë ka Gostivari?!
Shumë mirë jemi në Gostivar! E unë do i përgjigjesha: Jo zotērinj!
Nuk është mirë Gostivar kur djemtë dhe vajzat e tij e braktisin se nuk kanë ku punojnë!
Nuk është mirë Gostivar kur prindërit hynë në borxhe për të çuar fëmijët në studime, dhe këta të fundit kur diplomohen përfundojnë ose kamarier të diplomuar në ekonomi, ose banakier të diplomuar në inxhinieri, ose mekanik të diplomuar në anglisht! Shumica mbeten pa punë, djem dhe vajza të rritur nga 22-23 vjeç që janë të detyruar të kërkojnë pare tek prindërit për të pirë një kafe, që mezi presin t’ju dërgojnë ndonjë pare nga kurbeti duke gëlltitur turpin me bukë! Rinia është zemra e një qyteti, e rinia jonë vdes ditë për ditë! 9 të rinj në 10 i kemi pa punë!
Të punësuarit në profesion janë shumë pak! Pothuajse shkolla është bërë e pavlefshme! Militantizmi në parti është bërë garancë më e madhe për të pas një vend pune! Në diktaturën e freskët të Grueskit korupsioni ishte bërë gati një mundësi kligjore, mungonte të deklarohej në Kushtetutën e vendit që rryshfeti dhe mitmarrja janë armët e reja të mbijetesës! Gostivari është shëndruar në një qytet transit! Fëmijët tanë thithin ajër të helmuar, bashkë me ju e çdo njeri tjetër që jeton këtyre anëve, sepse mbeturinat janë komshinj me ne! E jo zotërinj Gostivari nuk është mirë! Se Gostivari nuk është punë e dhjetë vetave, është e të gjithë neve! Çdo shtëpi në qytet a në shtëpi ka lëshuar kushtrimin! Ne duam dinjitetin të na kthehet në vatrat tona! Nuk ka shumë rëndësi se me kë parti jemi, kjo është një situatë ku dhe idelogjitë politike s’luajnë asnjë rol, kjo është çështje menaxhimi qyteti, dhe unë mendoj definitivisht se Gostivari duhet të udhëhiqet nga Gostivarlinjtë!
Unë kam lind këtu. Kam mësuar deri në shkollë të mesme, pastaj si shumë të rinj u largova për të shkuar në fakultet! Pa e zgjatur, puna e fundit që bëj këto 3 muaj është ajo e ministrit të Shëndetësisë. Duke formuar një ekip të mirë, duke punuar në grup ne shënuam rezultate të mira gjatë kësaj kohe! Njerëzit fituan besim tek ministria jonë, pacientët dhe mjekët nisën të kenë kushte më të mira dhe me thënë të drejtën ne ishim në rrugë të mbarë. Por ndërkohë Dega e partisë këtu në Gostivar propozoi emrin tim për Kryetar Komune.
Paraprakisht, para se të poziocionohesha si ministër, kisha shumë propozime nga bashkëqytetarë të mi, që nuk kishin asnjë tendencë politike, madje nga shumë që janë anëtarë të partive të tjera që të hidhja kandidaturën. Kur erdhi momenti i një propozimi të qartë, nuk kisha asnjë dilemë! Unë nuk e zgjodha Gostivarin, unë kam lindur në Gostivari dhe jam gati të provoj çdo gjë për të mirën e qytetit tim, sepse Gostivari është i Pari! Unë nuk jam sot një nga ju sepse unë kam qënë gjithmonë njëri nga ju e do jem, pa asnjë Dyshim! Kur morëm këtë vendim gruan, fëmijët dhe prindërit i kisha pranë vetes, a duhet ta dini që ata janë ata që paguajnë haraçin më të lartë për angazhimin tim në politikë! Po kur erdhi puna për Gostivarin, askush nuk kishte dyshime! Pasi kjo e Gostivarit nuk është çështje dinjiteti, detyre, përgjegjêsie e mbi të gjitha Çështje Dashurie për vendlindjen!
Miq! Ekipi im ka njerëz të mirë por mbi të gjitha të aftë! Të gjithë bashkë kemi përgatitur një program ambicioz, e mbi të gjitha evropian! Nuk është normale që në Gostivar të ketë ende probleme të periudhës Mesjetare! Nuk është normale që gostivarlinjtê e shkretë të kënaqen me arritje të shekullit të kaluar! Nuk është normale që ca njerëz të trajtohen të nënës e ca të njerkës! Nuk është normale që të marrësh post për shkak të mbiemrit! Edhe në Britaninë e Madhe, Monarkia ka vetëm impakt reklamativ dhe social, por nuk ka asnjë të drejtë të vendosë mbi Fatet e Britanikëve!
Koha e Mbretërve ka mbaruar! Koha e dinastive ka mbaruar! Unë kam shumë miq amerikan, dhe çfarë është më e rëndësishme është që kemi mik Shtetin Amerikan, e një mik të mirë shumë.”




Be the first to comment

Leave a Reply