TARAVARI: Sot është kërcënuar një nga djemtë e rinj të ekipit tim.




Në llogarin e tij në facebook ministri Taravari ka informuar për një kërcënim ndaj  djaloshit i cili është pjes e ekipit të  tij.

Ministri ka shkruar (postimu i plotë):

“Sot është kërcënuar një nga djemtë e rinj të ekipit tim.

Ai është një djalosh i cili është bir i një familje, është mbi të gjitha bir i Gostivarit.

Ai është kërcënuar nga ata të cilët nuk luftojnë dot me mjete demokratike, nga ata që nuk dinë të fitojnë në mënyrë të ndershme vende udhëheqëse!

Është kërcënuar nga ata që për një post janë gati të marrin jetë njerëzish, jetë djemsh të rinj!

Kush e ka radhën tash?!

Djali im?! Apo vet unë?!

Enis, biri im dhe kolegu im!

Bir, mos u lëndo nga kërcënimi!

Jo vetëm se askush nuk mund të të prek ty, sepse atëherë kanë punë me gjithë qytetin tonë, por sepse këta njerëz që kërcënojnë janë buzë humnere dhe nuk dinë ç’të bëjnë tani që po ju vjen fundi!

Tani jam i bindur që do fitojmë, pasi ky kërcënim është gjendja e humbjes së frikshme që po pësojnë këta “tipa” që me kështu veprimesh nuk meritojnë të quhen gostivaras!

Kërkoj nga organet kompetente në mënyrë urgjente që të ndiqet ky rast. Posedojmë prova të pakontestueshme që faktojnë veprën penale të kërcënimit dhe frikësimit!

Mos u frikëso Enis!

Nuk je vetëm bir, pikërisht sonte ti ke më shumë njerëz se kurrë!

Ke gjithë Gostivarin që të mbron!” – ka shkruajtur Taravari në profilin e tij. /TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply