Tare ka një lajm të madh për Milinkovic-Savic




Sergej Milinkovic-Savic kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin dhe Real Madridin.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka bërë të ditur se klubi nga Serie A nuk ka marrë ende asnjë ofertë për Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin dhe Real Madridin.

23 vjeçari ka realizuar 14 gola në të gjitha garat në sezonin e fundit, 12 prej të cilave në Serie A ku Lazio përfundoi në pozitën e pestë.

I pyetur nëse Savic mund të largohet nga Lazio, Tare tha për “Sky Sport Italia”: “Dështimi i kualifikimit në Ligën e Kampionëve nuk i ndryshon gjërat, ne e dimë se çka duhet të bëjmë për të vazhduar përmirësimin”, përcjell “lajmi.net”.

“Për momentin nuk kemi marrë ende asnjë ofertë, dhe nëse vjen, do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh ai.




Be the first to comment

Leave a Reply