Tare: Në Shqipëri nuk ia vlen të shkosh në stadium




Në një intervistë për Rtsh Sport, Igli Tare, foli për plagët e futbollit shqiptar, ku përmend caktimet e rezultateve në ndeshjet në Shqipëri, por ka edhe një koment për Abazajn, apo për bashkëpunimin me klubet shqiptare.

“Mund të them se të tilla caktime rezultatesh ekzistojnë. 2-3 muajt e fundit nuk ia vlen të shkosh në stadium sepse gjithçka vendoset nga interesat personale, politike etj. Kjo është fatkeqësia që mua më largon nga futbolli shqiptar, pasi kur vazhdohet me këtë mentalitet, do kemi vështirësi për të ecur më lart.”

“Kolegu im tek Anderlehti, që e njoh nga eksperienca që kam pasur me të në punë, më ka kërkuar një këshillë për Abazajn, i thashë fjalë shumë të mira për të. Abazaj ka karakteristika për të luajtur edhe në Itali, por edhe në Angli, sipas idesë që kam krijuar unë.”

“Të jem i sinqertë, Italia dhe Shqipëria janë dy botë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Është e vështirë sepse ne shqiptarët kemi idenë që gjithmonë jemi të zgjuar se tjetri, dhe kjo të lë vështirësinë në bashkëpunime. Vetëm një eksperiencë kam pasur me Flamurtarin me Tunkarën, dhe ishte diçka e thjeshtë për t’u marrë vesh.”




Be the first to comment

Leave a Reply