Të duash dhe të duhesh




Funksioni i imagjinatës nuk është edhe aq që t’i bëjë gjërat e çuditshme të qëndrueshme, sa t’i bëjë gjërat e qëndrueshme të çuditshme.

Marrëdhëniet reciproke janë lidhje të ndërsjella, dhe në të njëjtën kohë, kanë mundësi të jenë të pavarura në njëfarë kuptimi.

Dy persona që duhen, që dashurohen, mbështesin diçka të padukshme dhe diçka jashtëzakonisht të çmueshme. Ata vazhdojnë të jenë me njëri-tjetrin në një harmoni, dhe prapëseprapë janë të pavarur të lirë.

Ata janë të gatshëm ta mbështetin njëri-tjetrin, sepse frika nuk ekziston, ata e çmojnë bukurinë e brendshme të njëri-tjetrit, e dallojnë aromën e tyre të brendshme.

Osho-ja jep sqarime shumë interesante: mes farës dhe lules. Të jesh farë është më pak rrezik, sesa të jesh lule. Lulja është shumë lehtë të zhduket, të lëndohet, lulja është e brishtë, kurse farës i mungon brishtësia.

Fara është e mbrojtur shumë mirë, ajo është e sigurt, kurse lulja është e butë e hapur, dhe i nënshtrohet shumë rrezikut, ajo është e kërcënuar nga era e fortë; shiu, furtunat e ndryshme, nga dielli i fortë. Ndonjë idiot mund ta këpusë.

Me lulen mund të ndodhë çdo gjë, lulja është vazhdimisht në rrezik, kurse fara është jashtë rrezikut, prandaj miliona njerëz vendosin të mbeten fara.

OSHO: të mbetesh farë, do të thotë të mos jetosh dot natyrshëm. Natyrisht kjo është e sigurt, por këtu nuk ka jetë.

France, Paris, young couple outdoors, man holding flowers behind back

Vdekja është e sigurt, jeta nuk është e sigurt. Ai që do të jetojë përnjëmend, duhet të jetojë në rrezik si lulja. Po, po në rrezik të vazhdueshëm. Ai që kërkon të arrijë majat, nuk duhet të ketë frikë se mos zhduket, nuk do të ketë frikë se mos rrëzohet prej diku, ose të rrëshqasë.

Njeriu i arsyeshëm i vërtetë e pranon rrezikun si mënyrë e vërtetë e jetës së tij. Kryesorja është vetvetja, të jesh atëherë guximi, interesimi do të vijnë si pasojë.

Nëse te ju ka lindur dashuria, e lind dëshira e madhe për aventura, për hulumtime, ju jeni gati ta pranoni pjesën tjetër të trupit tuaj. Po të duam, arrijmë.

Marrëdhëniet reciproke janë studim i territorit të tjetrit e të tjetrës. Duke hulumtuar territorin e dikujt tjetër, ju duhet t’ia lejonin tjetrit që edhe ai t’ju studioj. Duhet ta pranoni atë te vetja. Kjo lëvizje nuk mund të jetë e njëanshme.

Ju duhet t’i aktivizoni pesë shqisat tuaja. Atë moment ju keni arritur një marrëdhënie me vetveten, para se të hyni në marrëdhënie me pjesën tjetër të trupit. Kjo është kryesorja e cila duhet të plotësohet. Pa të nuk është e mundur asgjë, por nuk ka asgjë të pamundur.

Të duash dhe të duhesh, është diçka shumë e bukur, është energji, oksigjen, ushqyese, por edhe e dhimbshme. Ajo herë është agoni, por është edhe ekstazë, sepse dashuria është takim, bashkim i dy trupave në një, i të njohurës me të panjohurën, të dukshmes dhe të padukshmes.

Të duash është diçka më shumë, është telepati, është kufiri që ndan trupin nga shpirti, kufiri i normales dhe ngritjes më të lartë të dashurisë.




Be the first to comment

Leave a Reply