Të gjitha vajzat me gjoks të vogël, këtë duhet ta lexojnë patjetër




Ok, si çdo prag vere, edhe këtë herë do të ndodhë e njëjta gjë – mendoja: Do të shkoj në plazh dhe do të shoh të gjitha vajzat me gjoks në masën 4 – 5 dhe do më fillojë sërish dhimbja e kokës. Ose, jo! Prit, se për pak harrova. Para se të nisem për plazh, kam bërë xhiron e parë nëpër dyqanet që kanë nisur të reklamojnë rrobat e banjës. Kam provuar disa prej tyre, me supermbushje, në mënyrë që të më duket gjoksi më i madh, por është e kotë. E di shumë mirë se sekreti nuk është te reçipetat. Është thjesht një mashtrim i ëmbël e i pavlerë që më përsëritet vit pas viti…

Nisje e trishtë vere, sërish! Edhe këtë prag sezoni, e njëjta gjë, e njëjta brengë, i njëjti merak. Si do ta vesh atë fustanin e zi për dasmën e shoqes në korrik, kur një stil si ai ka nevojë për një gjoks më të madh? Si do dukem në party-n e punës muajin e ardhshëm me jumpsuit-in që kërkon një dekolte më sensuale? Apo si do më rrinë rrobat e reja të banjës që gjithmonë kërkojnë mbushje ekstra?

Të gjitha këto mendime më përsëriten vit pas viti. Vitet e fundit kam vënë re edhe një mungesë besimi të theksuar te vetja, aq sa nuk gjeja asgjë motivuese që të më rriste vetëbesimin. Kisha kohë që e mendoja, pro më në fund, vendosa t’ia bëja një dhuratë kaq të vogël vetes. Në fund të fundit, është diçka që më bën të ndihem shumë më mirë. E kam vendosur. Dua të dukem bukur me dekolte, dua të dukem sensuale me fustan dhe nuk dua të përdor më mbushje për reçipetat.

Gjoksi është simbol feminiliteti, por shumë femra janë të pakënaqura me formën dhe përmasat e tij. Një gjoks shumë i vogël, i butë apo i varur, në psikologjinë e femrës është një shenjë inferioriteti që jo rrallëherë ul vetëvlerësimin dhe ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në jetën në çift.

Një gjoks i mbushur dhe i tonifikuar forcon vetëdijen e të qenit një grua e bukur. Tani është koha që mund ta realizosh me një ndërhyrje shumë të thjeshtë. Mastoplastika është ndërhyrja që modifikon formën dhe përmasat e gjoksit nëpërmjet implantimit të protezave që rrisin volumin dhe përmirësojnë maksimalisht formën. Kjo, për kirurgët e DERMOLIFE është objektiv i qartë: gjoks i mbushur, i ngritur, natyral, si në pamje, ashtu edhe në prekje si dhe në harmoni të plotë me trupin tuaj.

Protezat e gjoksit Allergan janë aktualisht marka më prestigjoze, më të pëlqyerat dhe më të besuarat. Sot, pas më shumë se 50 vite kërkimesh dhe eksperiencë në operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit të këtyre protezave të gjeneratës së fundit. Allergan është konform të gjitha rregullave dhe normativave në fuqi dhe materiali me të cilin prodhohen është kontrolluar edhe nga Direktivat Europiane, Rregullorja FDA dhe nga organizata botërore e standarteve ISO. Mjeshtëria e kirurgëve të DERMOLIFE®, bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjecare, teknika të fjalës së fundit në fushën e kirurgjisë estetike, kombinuar këto me ndjeshmërinë e spikatur ndaj së bukurës, lejojnë kirurgët tanë të realizojnë zmadhim të gjoksit me rezultate maksimale, që do të thotë gjoks i mbushur dhe natyral si në pamje, edhe në prekje, në harmoni me trupin dhe dekolte që ju bën të ndiheni rrëzëllitëse si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Në çdo rast që mendon se duhet të bësh një ndërhyrje në gjoks, kirurgët e kësaj klinike ju rekomandojnë rastet e ndërhyrjeve, por edhe këshilla në rast se keni dyshime për të ndërmarrë një hap të tillë. Mos hezitoni për asnjë rast të mësoni më shumë për diçka që, me të vërtetë, do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.




Be the first to comment

Leave a Reply