Të pathënat e 21 Janarit, Berisha kërcënoi Ramën me jetë




Ish-kyeministri Sali Berisha i ftuar në “Real Story” foli sërish në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit ku mbetën të vrarë në shesh, 4 protestues.

Si kurrë më parë, Berisha pranoi se në godinë ishin 5 snajper, por ngulmoi fort se mbi protestuesit është gjuajtur pa u urdhëruar nga ai.

Ndër të tjera, Berisha rrëfeu se 1 ditë para 21 Janarit kishte kërcënuar Ramën duke i kujtuar snajperistët në godinë.

“Më 21 Janar, unë isha në zyrë duke punuar, pasi edhe mund të mos isha. Një zyrtar amerikan më tha, a ka mundësi të mos jesh nesër në punë?

Si mos jem në punë i them, nesër është ditë pune. i thashë a ka mundësi ti thuash Edi Ramës se do të jenë 5 snajper dhe zjarrvënësit do të marrin atë që duhet të marrin.

I kam thënë që edhe një postë policie më e largëta në Shqipëri të digjet, nuk do të vish në Tiranë”- tha ish-kryeministri Sali Berisha.

“A të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”- përfundoi Berisha.




Be the first to comment

Leave a Reply