Testi i veçantë të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së: A mund ta kaloni ju?!




Për t’u bërë agjent i FBI-së është punë mjaft e vështirë. Sipas statistikave, më pak se 5 për qind e atyre që aplikojnë arrijnë të pranohen.

Më poshtë mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetje për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo.
Përgjigja e një numri të këtyre pyetjeve do të tregojë nëse një person ka potencial natyror për zhvillimin e aftësive të të menduarit kreativ dhe logjikës, , transmeton Telegrafi.
Cila është nëna?!
Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme. Studioni mirë imazhin.
Pyetja: Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?
Përgjigjja: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë. Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës. Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, pak e vendosur përpara. Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të përballen me nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.
Dy pilula…
Një vrasës serik i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese. Cilëndo pilulë që merrnin viktimat, vrasësi serik e merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serik mbijetonte.
Pyetje: Si ndodhi që vrasësi gjithmonë ta marrë pilulën e padëmshme?
Përgjigjja: Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.
Pijet
Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë. Ndërsa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë nxehtë. Gruaja i piu 4 prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një. Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.
Pyetje: Pse gruaja ishte ende gjallë kur vdiq burri? Lexoni përsëri me kujdes.
Përgjigjja: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja kishte pirë pijet e saja shpejt, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.
Kaseta…
Imagjinoni një skenë. Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues të kasetës pranë tij. Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi mesazhin: “Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time” dhe më pas një e shtënë. Në një mënyrë detektivi nuk beson se ishte vetëvrasje.
Pyetja: Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?
Përgjigjja: Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?
Misteri i krishtlindjeve
Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë. Ai i ra ziles që ishte pranë derës, dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën. Detektivi i tha: “Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve, dhe gjatë kohës sa ishte këtu për ahengun, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe keni dhe ia vodhët disa gjëra të vlefshme”.
Pronari u përgjigj: “Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi festën e Krishtlindjes në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve “.
Detektivi tha: “Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ”
Pyetje: Si e dinte detektivi?
Përgjigjja: Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të ç’kyçura nga rryma dhe në to mungon një llambë, dhe ato nuk do të punonin pa të. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo.




Be the first to comment

Leave a Reply