Tetova mirëpret Bilall Kasamin




Lëvizja Besa sonte organizoi iftar në qytetin e Tetovës, ku u prite nga një numër shumë i madh i aktivistëve të kësaj partie, duke treguar forcën e saj në kampin politik në Maqedoni, transmeton TopalNews.

Të pranishmëve iu drejtua Kryetari Bilall Kasami, duke i falenderuar për mbështetjen që i japin Lëvizjes Besa, dhe poashtu ua bëri të qartë strukturave të Lëvizjes Besa në Tetovë, se nga tani Lëvizja Besa do të jetë një parti opozitare e fuqishme dhe do të jetë gjithnjë në luftë me padrejtësitë që iu bëhen shqiptarëve në maqedoni.

Ky është iftari i dytë që Lëvizja Besa organizon, javën e kaluar qëndroj për iftarë në qytetin e Strugës, ku u pritë nga një numër i madh i Lëvizjes Besa në qytetin e Strugës./TopalNews/




Be the first to comment

Leave a Reply