Thaçi e ka mendjen te libri, ende nuk ka reaguar për demarkacionin




Derisa po mbahet seanca për Demarkacionin, Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Ai është kujdesur të falënderojë ish-kryediplomatin francez, Berndand Kouchner, dhe të tjerët që e ndihmuan në promovimin e librit në Francë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po zhvillojnë debat, ndërsa pritet që sot të dalë në votim demarkacioni me Malin e Zi. Pothuajse në cdo fjalim është përmendur emri i presidentit si nënshkrues i kësaj marrëveshje, mirëpo vetë ai nuk ka dhënë asnjë koment rreth Demarkacionit.

Thaci ka shkruar në Twitter se është ndier i nderuar që bashkë me Kouchnerin kanë mbajtur fjalim.

Jam i nderuar qe isha i ftuar të flas së bashku me Bernand Kouchnerin në promovimin e librit në Paris. Shumë diplomatë, gazetarë, politikanë të intersuar në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar presidenti Thaci në Tëitter.

Tutje, ai ka falëndëruar njërën nga autorët e librit, Suzy Jagger si dhe vendin ku u mbajt promovimi.




Be the first to comment

Leave a Reply