Thaçi i bindur si gjithmonë “do ta mposhtim BDI në Tetovë”!




Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore Partia Demokratike Shqiptare vazhdoi vizitat në Negotinë dhe Vrapçisht.

Para banorëve të këtyre dy vendeve, lideri i kësaj partie Menduh Thaçi u shpreh i bindur se më 15 tetor do ta mposhtin BDI-n si në Tetovë ashtu edhe në Vrapçisht.

“Tërë këto vite ata nuk kanë punuar asgjë për popullin”, ka thënë Thaçi, duke përmendur disa nga problemet kryesore në këto vendbanime si kanalizimi, ajri i ndotur e të tjera.

Ai siguroi se me fitoren e PDSH-së, të gjithë këto probleme do të marrin fund.

“Çështja e rrugëve, çështja e kanalizimit, e shkollave, e ajrit të ndotur, çështja e mbeturinave që lëvizin dhe digjen nëpër komuna, nëpër qytetet dhe fshatrat ku jetojmë ne është vula e mossuksesit politik, të atij mashtrimi 16 vjeçar të Ali Ahmetit dhe BDI-së. Para 16 viteve na thanë se na kanë çliruar, na thanë se na i kanë realizuar të gjitha të drejtat. Sot, ne drejtpërdrejtë ballafaqohemi me të vërtetën e madhe se lëre që nuk jemi çliruar po jetojmë më keq se çdo popull dhe çdo qytetar që jeton ne Evropë…Kam bindje se BDI do të pësoj debakël të madh në Tetovë, sigurisht edhe në Bogovinë”, deklaroi Menduh Thaçi.




Be the first to comment

Leave a Reply