Thellohen inatet mes kunatave, kush e kush të vishet më shtrenjtë




Sërish do të ndalemi tek dy çiftet, Princ William me Kate dhe Princ Harryin me Meghan Markle.

Ata kanë bërë për Krishtlindje daljen e tyre të parë të katërt bashkë dhe padyshim do ta komentojmë gjatë.

Në qendër të vëmendjes këtë herë do të kemi vetëm dy nuset e familjes mbretërore, Kate dhe Meghan, ekzaktsisht do t’ju tregojmë se cila prej tyre ka shpenzuar më shumë.

Është thënë shpesh herë që mbretëresha Elisabeth nuk pëlqen tek Kate, faktin se ajo shpenzon shumë para për dukjen e saj, por mesa duket dukeshës nuk i bën shumë përshtypje.

Edhe sot, ajo ka shpenzuar më shumë krahasuar me nusen e vogël, Meghan Markle. Vëthët e Kate kanë kushtuar 2900 £, ndërsa të Meghan 1000 £. Gjithashtu edhe palltoja e Kate kushton më shumë se e Meghan, konkretisht 2665 £ dhe 1000 £.

Mos ndoshta ndikon fakti që Kate është nusja më e madhe dhe i lejohen të bëjë më tepër shpenzime?




Be the first to comment

Leave a Reply