Themelko iu ka dhënë nga 20 euro votuesve të Pustecit




Kryetari i akuzuar i komunës së Pustecit, Edmond Temelko, sipas aktakuzës, ka pranuar të organizojë dhe të përvetësojë njerëz nga Shqipëria në Maqedoni. Këtë ai e ka bërë në mënyrë të jashtëligjshme duke iu caktuar adresa të banimit në komunat ku të pandehurit vlerësojnë se iu nevojitet votues shtesë të sigurtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë në Komunën Qendër në vitin 2013 me dy tjerë të akuzuar nga Pusteci ka sjellë 625 persona të cilëve më pas u është ndarë dokumente të vlefshme me të njëjtin qëllim.

Temelko, siç thuhet në aktakuzë, para zgjedhjeve lokale në vitin 2013, ka organizuar që 366 persona në Resnjë dhe 207 në Kërçovë të fotografohen për letërnjoftim, me vendbanim në këto komuna, me qëllimin që më vonë të shkruhen në Listën zgjedhore dhe të kenë të drejtë vote.

”Duke vepruar sipas planit të grupit, i akuzuari E.T., gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në vitin 2013, poashtu gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve për kryetar shteti në vitin 2015, ka shfrytëzuar rrethana të ngjashme të personave me të drejtë zgjedhjeje dhe u ka dhuruar dhuratë prej 20 euro me qëllimin që t’i përvetësojë të kryejnë të drejtën e zgjedhjes”, shkruhet në aktakuzën për lëndën ‘Titanik’.




Be the first to comment

Leave a Reply