Tifozët e PSG rrugëve dhe tek hoteli i mysafirëve: ‘Puta Madrid’ (Video)




Disa orë para përballjes së dytë me Real Madrid, tifozët e PSG janë parë rrugëve, e veçanërisht afër hotelit ku po qëndrojnë Los Blancos, duke brohoritur në mbështetje të skuadrës së tyre dhe duke ofenduar mysafirët.

Tifozët e Paris Saint-Germain janë parë rrugëve të kryeqytetit francez me banerë dhe mjete prioteknike para përballjes me Real Madrid.

Ata janë afruar tek hoteli ku po qëndron skuadra spanjolle, ku kanë brohoritur në mbështetje të skuadrës së tyre dhe duke ofenduar mysafirët.

Është kjo në frymën e ndeshjeve të nxehta dhe një tentim për të shpërqëndruar Mbretërit, që në përballje hyjnë me epërsinë 3-1 nga ndeshja e parë.




Be the first to comment

Leave a Reply