“TopAl News” është portali i ri informativ!




Të nderuar lexues,
“TopAl News”është portali i ri informatic mbarshqiptar i cili fillon me punë që sot (6 Gusht 2017).
Në këtë portal informativ do gjeni lajme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për t’u njoftuar sa më saktë dhe drejtë.
Ekipi redaktues do mundohet që Ju, lexuesve t’ju ofrojë informacionet e para në formë të saktë, të drejtë dhe të paanshme nga ngjarjet e ndryshme shoqërore, politike, kulturore dhe arsimore, nga të gjithë trevat shqiptare.

Lajmet të cilat do përmbajnë qëndrime të redaksisë të portalit tonë do jenë të shënuara në fund të tekstit se paraqesin qendrime tona në formë të editorialve, ndërsa lajmet për të cilat janë publike dhe paraqesin qendrime të palëve të cilat i japin do transmetohen në formë të plotë dhe pa ndërhyrje.

Jemi të vetdijshëm se skena mediale është e mbushur me media të cilat janë të pa përgjegjshme dhe jo profesionale, prandaj duke dashur që t}ju bindim juve lexuesëve se ne kemi qasje dhe botëkuptim tjetër për sa i përket informimit do japim mundin maksimal për të mbajtur nivelin e lartë të profesionalizmit dhe me këtë të dëshmojmë se e meritojmë përkrahjen tuaj.

Poashtu,”TopAl News” do mbetet dritare e hapur për të gjithë ju që dëshironi të publikoni qëndrimet tuaja, ngjarjet e ndryshme apo padrejtësitë që institucionet e ndryshme përmes nënpunësve që paguhen me taksat tuaja ju a bëjnë.

Misioni jonë është që përmes profesionalizmit, informimit të saktë, të drejtë dhe të paanshëm të krijojmë besueshmëri te lexuesit.

Duke u mbështetur në besimin e lexuesve të “TopAl News”, urojmë që bashkarisht të ndërtojmë këtë medium drejt sukseseve.




Be the first to comment

Leave a Reply