TopAl News: INTERVISTA/Binas Pajaziti flet për Kongresin e Parë të Lëvizjes BESA ?




Ekskluzive: Intervistë me kryetarin e komisionit për organizimin e Kongresit të parë të Lëvizjes BESA, nga redaksia e TopAl News

1.TopAl News: Zotri Pajaziti në cilën fazë keni arritur për Kongresin e parë të Lëvizjes BESA , Kur dhe Ku do të mbahet ?

Pajaziti: Më 18 dhjetor 2017 me vota unanime të Këshillit Qendror të të Lëvizjes BESA u vendos që më 24 shkurt 2018 të mbahet Kongresi i Parë i Lëvizjes BESA e që nënkupton zgjedhje të brendshme partiake.
Zgjedhjet e brendshme partiake të Lëvizjes BESA përfshijnë tre nivele, nivelin e nëndegëve, nivelin e degëve komunale dhe nivelin qendror e që është kongresi prej ku do të përzgjidhet Kryetari i partisë dhe Kuvendi Qendror si organi më i lartë në mes dy kongreseve. Prandaj, me shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes BESA në mënyrë aktive kemi bë strukturimin dhe ngritjen e strukturave partiake, duke e rrumbullakësuar procesin zgjedhor të Lëvizjes BESA, përfshi këtu edhe delegimin e delegatëve nga çdo nëndegë në nivel republikan.
Kongrsi i Parë i Lëvizjes BESA do të mbahet më 24 shkurt 2018 në Holiday Inn në Shkup.

2. TopAl News: Sa delegatë janë paraparë për në Kongresin e 24 shkurtit ?

Pajaziti: Për Kongresin e Parë të LB janë paraparë 505 delegat. Përzgjedhja e delegatëve është bërë konformë statutit dhe rregullores e që ka për bazë tre kritere: Numrin e votave që i ka marrë Lëvizja BESA në zgjedhjet e fundit parlamentare, numrin e anëtarëve të Lëvizjes BESA dhe numrin e votuesëve shqiptarë në nivel të komunal.

3. TopAl News: Kryetari I Lëvizjes BESA Dr. Bilall Kasami do të rikandidoi përsëri, a do të ketë kundërkandidat ?

Pajaziti: Në bazë të statutit të Lëvizjes BESA të drejtë kandidimi ka çdo delegat i Kongresit të Lëvizjes BESA me përkrahje të së paku 1/10 (një të dhjetën) e delegatëve të Kongresit dhe të njejtat ti dorëzojë te Komisioni për Organizimin e Kongresit. Verifikimi i kandidaturave do të bëhet ditën e kongresit nga komisionet përkatëse. Me sa e di unë z.Bilall Kasami ka paraqitur kandidaturën e tij edhe publikisht, ne jemi në pritje edhe të kandidaturave tjera dhe së bashku me anëtarët tjerë të Komisionit për Organizimin e Kongresit do ti shqyrtojmë ato.

4. TopAl News: Zotri Pajaziti juve jeni zgjedhur si kryetar i Komisionit për organizimin e Kongresit, sa nëndegë dhe degë i keni rikonstruuar ?

Pajaziti: Në përgithësi janë kompletuar të gjitha degët dhe nëndegët ekzistuese të Lëvizjes BESA që nga Kumanova e deri në Strugë, gjithsej 30 degë dhe nëndegët e tyre.

5. TopAl News: Kush janë të paraparë për mysafir të Kongresit ?

Pajaziti: Ftesa u kemi bërë partive politike në Maqedoni, Shipëri dhe Kosovë, korit diplomatikë, diasporës, sektorit civil etj. Kemi konfirmime për pjesmarrje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

 

TopAl News




Be the first to comment

Leave a Reply