Tragjedi në Koçan, vret gruan e tij, pastaj bën vetëvrasje




Një person nga Koçani ka therrur gruan e tij me thikë, kurse më pas me e ka goditur me çekiç në kokë, pasi që ajo nuk kishte treguar më shenja jete, ai kishte bërë vetëvrasje.

Këtë mëngjes, rreth orën 3.30, pas një mosmarrëveshje familjare, personi me iniciale B.L. disa herë e kishte therrur me thikë gruan e tij L.L. pasi që kishte parë që ajo po tregon shenja jete ai e kishte goditur disa herë me çekiç në kokë, me qëllim që ta vras atë.

Dëshmitar të kësaj tragjedie familjare ishin fëmijët e çiftit, vajza 26 vjeçare, dhe djali 13 vjeçar, të cilët pas këtij rasti ishin arratisur dhe strehuar te fqinjët. Vajza, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të parandaluar babain e saj gjatë të cilës edhe ajo pësoi lëndime, kishte raportuar rastin në polici.

Nga MPB informojnë se B.L. kishte dalur me shpejtësi dhe ishte ngjitur në kulmin e shtëpisë në lartësi rreth 6 metra ishte hedhur, pas së cilës kishte vdekur në vend. Pas arritjes së ndihmës së shpejtë ishte konstatuar vdekja e të dy personave.

Nga Prokuroria publike në Koçan është kryer inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me ekipën e MPB-së. Për të zbardhur plotësisht rastin është dhënë urdhër të inspektohen gjurmët nga vendi i ngjarjes, të bëhet analiz e gjakut dhe urinës, dhe të bëhet autopsi e trupave të pajetë.




Be the first to comment

Leave a Reply