Trump: Bëhu gati Rusi, raketat janë rrugës




Presidneti i Amerikës, Donald Trum i ka reaguar ashpër Rusisë pasi kjo e fundit ka deklaruar se do të rrëzojë çdo raketë që hidhet në territorin sirian.

Trump ka nënçmuar Rusinë duke thënë se paketat janë rrugës prandaj të bëhet gati.

“Rusia thotë se do të rrëzojë çdo raketë. Përgatitu Rusi. Pasi raketat janë rrugës dhe të zgjuara. Nuk mund të jesh aleat me një kafshë që kënaqet duke vrarë popullin me gaz” tha Trump, transmeton TopAl News.

Tashmë të gjitha sinjalet të flasin se do të ketë një ndërhyrje amerikane e mbështetur edhe nga aleatët kundër diktatorit Asad në Siri. Madje me shumë mundësi në një ndërhyrje e mundshme amerikane do të jetë pjesë edhe Arabia Saudite./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply