Tryeza e diskutimit mes partive politike e mbyllur për media




Ka filluar të mbahet tryeza e diskutimit në mes partive politike pozitë-opozitë, e cila është thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Kjo tryezë e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, është duke u mbajtur e mbyllur për media, raporton Telegrafi.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën zgjedhore.

Në takim po ashtu po merr pjesë edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së.




Be the first to comment

Leave a Reply