Tubim i Besës në Bogovinë me moton “Për një jetë më të mirë”




Lëvizja Besa sonte ka mbajtur takim me banorët e komunës së Bogovinës me moton  “Për një jetë të re”. Sipas kandidatit për kryetar të kësaj komune në rrethinën e Tetovës nga Besa, Minur Asani, banorët e komunës kanë pasur shansin historik që t’i ndërrojnë gjërat në të mirë.

“Në zgjedhjet më 15 tetor votoni për jetë, për fëmijët tuaj, për institucione më të mira sepse në 15 vitet e kaluara nga ana e autoriteteve paraprake janë privatizuar të gjitha institucionet. Nëse buxheti vjetor komunal ka pasur 3 milionë euro për 15 vite kjo arrin 45 milionë euro, ndërsa nga ato nuk ka asgjë në investimet për banorët”, theksoi Asani në fjalim.

Ai bëri thirrje që në këto zgjedhje të votohet për ata që do të luftojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve, kundër kriminelëve dhe politizimit të institucioneve dhe do të viktimizohen për komunën dhe për popullin.

“Mua nuk më duhen para dhe nuk dua të jetoj asnjë ditë nëse nuk flas dhe nuk luftoj për bashkëqytetarët e mi. Flisni lirshëm dhe më të afërmit tjerë tuaj, familjarë dhe miq se Besa nuk është lëvizje e formuar nga një grup njerëzish që nuk janë të interesuar për përfitime personale, por kanë pasur vizion për zhvillim kombëtar në interes të shqiptarëve”, tha Asani.

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë të Besës për komunën Bogovinë, Florim Rakipi e kërkoi besimin për, siç tha, me ekipin tim t’i japim fund diskriminimit dhe zullumeve nga BDI-ja në 15 vitet e kaluara në komunë.

Para të pranishmëve në tubimin qendror të Besës për Komunën e Bogovinës folën edhe kryetarja e organizatës së grave të Besës, Njomza Imeri Ismaili, anëtari i kryesisë qendrore partiake, Skender Rexhepi Zejun dhe deputeti në Kuvend i Besës, Nexhbedin Karamani.




Be the first to comment

Leave a Reply