Turjan Hyska dhe Aurela Gaçe në një sfidë që nuk e kishit menduar




SHOWBIZZ > VIP

Turjan Hyska dhe Aurela Gaçe në një sfidë që nuk e kishit menduar

E ENJTE 26 PRILL 2018

Nëse mendoni se ata garojnë me njëri-tjetrin për zërin e tyre, e keni gabim! Këtë herë, sfida është e një natyre tjetër. Përveçse janë dy personazhe shumë të dashur për publikun, Turjan Hyska dhe Aurela Gaçe nuk e kanë fshehur edhe miqësinë e tyre.

Por, siç duket qenka përveç zërit, ështëedhe një tjetër pasion që i ndan dhe i bashkon sakaq! Dëshira për të mbajtur trupin në formë përmes palestrës, apo edhe ushtrimeve në kushte rrethanore të diktuara nga mungesa e kohës. Kështu ka qenë Aurela ajo që e ka hapur e para lojën, duke bërë ushtrime fizike në shkallët e pallatit, dhe duke e demonstruar këtë herë pas here me video në instastory.

Më pas, ka qenë Turi i cili i ka shpallur sfidë këngëtares së njohur, duke i treguar edhe ai me video se ngjitja dhe zbritja e shkallëve është gjithashtu ushtrim i preferuar i tij, të cilin mund ta realizojë në çdo vend. Ky i fundit e ka shoqëruar videon me një dixhiturë: “Kaq xhironte insta o ti e fortë, vetëm 1/3 e të gjithave”.

Sigurisht që bëhet fjalë për një garë në kuadrin e shakasë mes të dyve, edhe pse ne ende nuk e dimë se cili do të dalë fitimtar prej saj!




Be the first to comment

Leave a Reply