Turqi, macja e Vanit me ndërhyrje cezariane solli në jetë të vegjlit e saj




VAN (AA) – Shkencëtarët në Turqi kanë zhvilluar një metodë të lindjes së maceve përmes ndërhyrjes cezariane dhe në këtë mënyrë me sukses sollën në botë tre këlyshë të llojit të rrallë, që karakterizohen nga qimet e buta të bardhë dhe me sy ngjyrë kafe – të kaltër, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i metodës së lindjes me ndërhyrje cezariane u imponua si domosdoshmëri meqë macet gjatë lindjes gjithnjë më shpesh kanë probleme, ndërsa suksesi i shkencëtarëve turq tashmë është konfirmuar edhe në Qendrën hulumtuese pran universitetit YYU.

Drejtori i Qendrës ,Abdullah Kaya, për AA tha se këlyshët janë mirë dhe nëna shpejtë është rikuperuar dhe ka marrë kujdesin për të vegjlit.

“Bëhet fjalë për mace të vegjlit e së cilës shpesh janë të mëdhenj dhe vjen deri te komplikimi gjatë lindjes. Prandaj zbatojmë metodë të ndërhyrjes cezariane. Metoda tashmë dy herë është treguar e suksesshme, ndërsa tani mund të shihni rastin e tretë të tillë”, tha Kaya.

Macja e rrallë dhe e kanosur e Vanit turk strehohet kryesisht rreth liqenit Van, ndërsa një varg projektesh bëhen në Turqi për mbrojtjen e këtij lloji.




Be the first to comment

Leave a Reply