Turqia detyron ambasadorin Izraelit të heq këpucët në aeroport, mediat e Izraelit: po na poshtërojnë! (VIDEO)




Mediat izraelite kanë publikuar një foto ku shihet ambasadori i tyre në Turqi duke hequr këpucët në areoport gjatë kontrollit.
Përfaqsuesi i diplomacisë së Tel Avivit duhet ta lërë Turqinë pas një kërkese të Ankarasë, bërë si reagim ndaj vrasjes së rreth 60 palestinezëve dhe plagosjes së afro 3000 të tjerëve ditën kur u inaguruar ambasada amerikane në Jerusalem, akt që shënon shpalljen e qytetit të shenjtë e simbol të tre besimeve, si kryeqytet i Izraelit.
Turqia ka qenë ndër reagueset më të zëshme nga bota islame, edhe në nivel zyrtar, ndaj aktit Trump, e po ashtu dhe ndaj Tel Avivit zyrtar, përgjatë qeverisjes Erdogan.




Be the first to comment

Leave a Reply