Tusk nesër në Prishtinë




Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do ta vizitojë nesër Kosovën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

“Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në agjendë.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.




Be the first to comment

Leave a Reply