U kap mat duke shitur diploma, si u arrestua pronari i “Kristal”




Ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi Ahmet Muçaj, ish-pronar i Universitetit privat “Kristal”.

Burime nga blutë e Tiranës bëjnë me dije se Muçaj është kapur në flagrancë duke i dorëzuar një shtetasje një diplome të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”.

Mësohet se Muçaj ishte në hetim prej dy muasjsh, ndërsa sot është kapur “mat” nga policia.

Ahmet Muça shiste diploma për 2500 euro edhe pas mbylljes së Universitetit Kristal.

Akuzat e Prokurorisë

Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare ka regjistruar procedimin penal nr. 741 date 22.01.2018, lidhur me referimin e bere nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane, per dyshime ne dhenien e diplomave te falsifikuara.

Ne kuader te ketij hetimi, Drejtoria Vendore e Policise Tirane, ne bashkepunim me Prokurorine, kane arrestuar ne flagrance shtetasin Ahmet Mucaj, ish administrator i Universitetit “Kristal”, per vepren penale “Korrupsioni pasiv ne sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, i cili eshte kapur ne kushtet e flagrances duke i dorezuar nje shtetaseje nje diplome te nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”, kundrejt marrjes se nje vlere monetare.




Be the first to comment

Leave a Reply