UEFA shpall kandidatët për futbollistin e vitit: Buffon, Messi dhe Ronaldo




Gigi Buffon, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi formojnë treshen favorite për trofeun e futbollistit të vitit UEFA-s në sezonin 2016-2017, ku i riu francez Kylian Mbappe është në vendin e 8-të, bëri të ditur të martën qeveria e futbollit evropian.

Fituesi mes Buffon, Ronaldo apo Messi do të shpallet më 24 gusht në Monaco, gjatë hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Portieri dhe kapiteni i Juventus, Buffon, ka fituar kupën dhe kampionatin e Italisë, ndërkohë që ka humbur finalen e Ligës së Kampioneve 4-1 përballë Real Madridit të Cristiano Ronaldo.




Be the first to comment

Leave a Reply