Uragani Harvey përplaset në bregdetin e Teksasit me erëra 215 km/h




Uragani Harvey është përplasur në Teksas me erëra fillestare që arritën një shpejtësi deri në 215 km/h, duke goditur zonat bregdetare.

Stuhia më e madhe që ka prekur pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara në këto 13 vitet e fundit, po lëviz ngadalë, me 42 cm shi të raportuar në një zonë.

Pritet të ketë përmbytje katastrofike edhe pse erërat e uraganit kanë zbritur nga kategoria e katërt në kategorinë e parë.

Teksa Guvernatori i Teksasit Greg Abbott paralajmëroi përmbytje rekord në rajone të shumta, Harvey zbarkoi në dy vende: fillimisht në veri-lindje të qytetit të Corpus Christi dhe pas disa orësh në veri të Rockport-it. Shërbimet e emergjencave në Rockport thonë se disa godina kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Radhë të gjata makinash janë drejtuar jashtë rrugës që pritet të ndjekë urgani. Kjo është stuhia e parë madhore e sezonit të uraganëve të Atlantikut.

Qendra Kombëtare e Uraganëve ka theksuar se do të ketë përmbytje kërcënuese për jetën, pasi uji do të lëvizë nga brigjet në brendësi. Sipas parashikimeve, Harvey do të kalojë në mbarë Teksasin juglindor deri të mërkurën./oranews/




Be the first to comment

Leave a Reply