Ushqimet që duhen të merrni në punë për të humbur peshë




Kur do të dobësohesh, dreka mund të jetë fajtori që nuk të lejon. Shpesh nuk ke kohë dhe të duhet të hash në tavolinën e punës. Megjithatë ka disa mundësi që kjo drekë e nxituar të mos ju lërë të uritur. Disa ushqime të shpejta janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mund të ndihmojnë në synimet për peshën. Dhe për më tepër do të pëlqejnë shumë. Këto janë superushqimet e jetës moderne.

Avokado

Çfarëdo që të hash për drekë, sallatë, sanduiç, etj. shtoji pak avokado. Në një studim të publikuar në vitin 2017, në Kërkimin e Fitoterapisë, kërkuesit kanë studiuar efektin e avokados në reduktimin e sindromës metabolike, një grup faktorësh që rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ata kanë zbuluar që ngrënia çdo ditë e avokados ul tensionin e gjakut, rrezikun e diabetit, i mban arteriet e pastra dhe ndihmon humbjen në peshë. Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe acide yndyrore, si karotenoidet, vitaminat dhe acidet yndyrore, si dhe përbërës të tjerë që mund të ndikojnë hormonin e urisë leptin, për të të mbajtur të ngopur pa e tepruar me snack-e gjatë ditës.

Drithëra të plota

Nëse do të bësh vetëm një ndryshim të rëndësishëm për të pasur sukses në humbjen e peshës, zëvendëso drithërat e përpunuara, bukën e bardhë me drithërat e plota, siç është buka integrale, në sanduiçin tënd.

Zgjedhja e drithërave të plota mund të ndihmojë në aktivizimin e metabolizmit dhe të mobilizojë trupin për të thithur më pak kalori, duke të ndihmuar të djegësh 100 kalori shtesë në ditë, sugjeron një studim i ri në The American Journal of Clinical Nutrition.

Studiuesit thonë që mund të jenë fibrat e drithërave të plota që ndikojnë tretjen dhe metabolizmin. Disa burime të tjera të mrekullueshme drithërash janë tërshëra, orizi kaf, elbi madje dhe kokoshkat. Merr me vete tasa të mbushur me këto drithëra për një drekë zyre.

Sallata dhe lakra

Sallata është një opsion i shkëlqyer. Mund të zgjidhni atë që njihet si sallatë romane, megjithatë çdo lloj perimesh me gjethe të gjelbra është i përshtatshëm. Kur frutat dhe perimet janë ekzaminuar për potencialin e tyre për humbjen në peshë, në krye dolën perimet me gjehte të gjelbra, në kërkimin e vitit 2015 në PLOS Medicine.

Gjatë një periudhe katër vjeçare, ngrënia e një racioni me sallatë në ditë, të rrëzon 200 gr. më shumë. Perimet që ndihmojnë në dobësim si sallata, ofrojnë fibra me ngarkesë të ulët glicemike, që të ngopin, kontrollojnë nivelin e gjakut dhe pengojnë grumbullimin e yndyrës, sipas studimit. Spinaqi dhe lakrat janë një tjetër opsion i mirë




Be the first to comment

Leave a Reply