Vajza lakuriq sfidon Berlusconin në qendrën e votimit: “Koha jote ka skaduar” (Video)




Italianët votojnë sot për të zgjedhur deputetët dhe senatorët e parlamentit të ri. Procesi deri më tani ka qenë i qetë, por mediat atje kanë veçuar një episod që ndodhi me Silvio Berlusconin.

Ndërsa ky i fundit ishte duke votuar, një vajzë e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit ka protestuar duke thirrur, “Berlusconi, koha jote ka skaduar”.

Në pamje të parë, ish-kryeminsitri u shfaq i frikësuar, por veç thirrjes vajza nuk pati asnjë reagim tjetër.

Nuk është hera e parë që ish kryeminsitri Berlusconi ndeshet me një episod të tillë . Më vitin 2013 kanë qënë 3 aktiviste ruse të lëvizjes Femen që të zhveshura kanë protestuar kundër politikës së tij.

Pas votimit Silvio Berlusconi ka kritikuar mënyrën e votimit, duke thënë se ka ardhur koha e një votimi elektronik për të evituar radhët e gjata.




Be the first to comment

Leave a Reply