Vajza mblidhuni këtu, ja 7 produkte që do i ndihmojnë flokët tuaj të rriten shpejt




Nuk thonë kot, që flokët janë gjysma e bukurisë! Mund të mos kesh vendosur make up në mëngjes, apo të mosh jesh veshur me stil, ama nëse flokët e tua derdhen supeve, janë të shëndetshme dhe plot shkëlqim, e keni fituar sfidën me pamjen e kuruar. Përpara se të shihni kuletën tuaj, që ju mundëson ose jo një trajtim në sallonet e specializuara për trajtimin e flokëve, ne jua bëjmë më të lehtë misionin. Mjaftojnë këto shtatë produkte të dedikuara për flokët, që mund t’i aplikoni edhe në kushtet e shtëpisë dhe shumë shpejt do të shihni një rezultat mahnitës.

Flokë më të gjatë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. Na besoni!

1

Nutrafol
Çfarë bën: Falë një përbërësi të veçantë, këto kapsula ndihmojnë në uljen e numrit të radikaleve të lira, inflamacionit dhe stresit, të cilat kontribuojnë në rënien masive të flokëve. Si ta përdorni: Merrni katër kapsula çdo ditë në një vakt. Kur do të shihni rezultatet: Tre deri në gjashtë muaj.

2

Serum Philip Kingsley Tricho 7
Çfarë bën: Kjo formulë e lëngët synon të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të shmangë dëmtimet radikale dhe të neutralizojë aktivitetin hormonal që mund të ketë një efekt ngadalësues në ciklin e rritjes së flokëve. Si ta përdorni: Përdorimi i përditshëm është çelësi. Aplikoni pika në mënyrë të barabartë në të gjithë kurorën e kokës. Kriheni kokën më pas dhe mos e shpëlani. Kur do të shihni rezultatet: Pas gjashtë deri 12 javë.

3

Briogeo
Çfarë bën: Më përbërës të ekstrakteve të arganit, algave ushqyese dhe pantenolit hidratues, ky produkt lufton dëmet e shkaktuar nga bojërat, llakut, etj. Si ta përdorni: Pasi ta keni larë kokën me shampo, përdoreni maskën në gjysmën e poshtme të flokëve dhe masazhojini ato për 30 sekonda. Kur do të shihni rezultatet: Në një përdorim.

4

Shampo Harklinikken
Çfarë bën: E dedikuar për flokë të thatë dhe lëkurë skalpi të ndjeshme, kjo shampo pastron në thellësi, dhe ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit, i cili krijon një ambient të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Si ta përdorni: Aplikojeni atë në flokë të lagur, masazhojeni në kokën tuaj dhe më pas shpëlajeni me ujë me presion. Kur do të shihni rezultatet: Tre deri në katër muaj.

5

Scrub R + Co
Çfarë bën: Ashtu si një exfoliator që heq qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra juaj, edhe ky trajtim largon vajin e tepërt dhe zbokthin në kokë, duke lejuar që flokët të rriten pa pengesa. Si ta përdorni: Një herë në javë aplikojeni në vend të shampos, duke e masazhuar mirë skalpin e kokës me të. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kur do të shihni rezultatet: Do të vëreni një skalp të freskët me një përdorim.

6

Keratin Hair Boost Powder
Çfarë bën: Kjo pudër përmban gjithçka që i duhet flokëve, keratin, biotin, vitamina dhe minerale që nxisin shkëlqimin, forcën dhe rritjen e shëndetshme të flokëve tuaj. Si ta përdorni: Hidheni në skalpin e kokës, mbajeni për pak minuta dhe më pas shpëlajeni. Kur do të shihni rezultatet: Pas tre muajve.

7

BioRepair-8
Çfarë bën: Është një zgjidhje multifunksionale. Ofron mbrojtje nga djegia e flokëve, gjithashtu e ushqen flokun falë një kompleksi vitaminash në bazë. Si ta përdorni: Aplikohet në flokë të pastër, të lagur, domethënë pasi e keni larë më parë flokun tuaj. Kur do të shihni rezultatet: Ju do të shihni përfitimet e trashjes së flokut në çast dhe me përdorim të vazhdueshëm, do të ndjeni një përmirësim të gjendjes së flokëve tuaj në përgjithësi.

Burimi: Ophrah.com




Be the first to comment

Leave a Reply