Vesa Luma këtë fillim viti ndodhet në Zelandën e Re, ku bashkë me Lianin i është bashkuar partnerit të saj. Megjithatë kjo nuk do të thotë që është larguar nga e ëma. Marrëdhënie si këto mbahen në zemër. Dhe nga zemra kanë dalë fjalët që ajo ka zgjedhur sot për të ëmën, në ditëlindjen e saj.
Larg, pa mundur ta përqafojë, këngëtarja i ka dërguar këto fjalë të ngrohta që, me siguri, kanë shkuar drejt e në zemrën e mamasë së saj dhe ka zgjedhur një foto me një ngarkesë të veçantë emocionale, nga dita e dasmës kur mamaja e ka shoqëruar Vesën në altar.
“Është ditëlindja e mbretëreshës sime. Urime ditelindja nana! Perhere do te jesh dashuria ma e madhe dhe shoqeruesja ime e jetes, sikur edhe ky moment i kapur ne foto, qe mbetet nder emocionet me te forta qe kam perjetuar gjate jetes!” shkruan Vesa.
Të gjithë ne mund ta shohim forcën e një mbretëreshe, në fytyrën e mamasë së këngëtares, e cila dhe pse ndoshta më e emocionuar sesa e bija, i përcjell asaj dhe të ftuarve gëzim.
Askujt nuk i shkon më shumë fjala“mbretëreshë” për fëmijët e gjithë botës, sesa mamasë së tyre!
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.