Vasili: Asnjë rrugë me koncesion, Shqipëria nuk është lopë për tu mjelur nga oligarkët




Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, deklaroi se opozita nuk do të lejojë dhënien e rrugëve të vendit me koncesion. Në një konferencë për mediat, Vasili tha se këtë çështje e ka marrë në dorë populli dhe kryeministri nuk mund ti frikësojë me policë.

Vasili: Ka konfirmuar se do të vazhdojë koncesionet edhe për rrugët e tjera apo dëshiron. Koncesionet nuk do ti aplikojë dot dhe kjo është e prerë.Këtë çështje e ka marrë populli në dorë dhe e zgjidh ai. Populli është shumë më i madh edhe se Kryeministri dhe 10 policisë që do të çojë atje që as i ka njeri problem fare. Opozita nuk ka dashur kurrë të prekë me dorë policët por nuk na shqetësojnë fare. Fakti që kryeministri vazhdon të flasë për koncesione kur FMN dhe Amabasada amerikane ka kërkuar ndaljen e koncesioneve janë fakt se oligarkët e kanë zënë për fyti. Por Shqipëria nuk mund të jetë as viktimë e oligarkëve dhe as lopa që e mjelin oligarkët që ndajnë pjesën me Kryeministrin.Qëndrimi për koncesionet është i palëkundur.




Be the first to comment

Leave a Reply