Vëllezërit e kunati nisen për të vjedhur, si dështoi grabitja me të vdekur në Fier




4 persona në Fier tentuan të grabisin një banesë por ndërhyrja e policisë u prishi planet dhe mes policëve dhe grabitësve ndodhi një përplasje me armë zjarr.

Dy prej grabitësve janë vëllezërit Arben dhe Ardi Muça, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, një prej tyre mbeti i plagosur dhe tjetri u arratis.

Mësohet se dy vëllezërit morën pjesë në grabitje bashkë me kunatin e tyre dhe me një tjetër person.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur edhe një shtetas, pjesë e bandës së grabitjes, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan.

“Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen ’29 Nëntori’ Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës”- njofton policia e Shtetit.




Be the first to comment

Leave a Reply