Vendosin traun pranë hotelit të bllokojnë rrugën, sherri me armë në Shëngjin




Vendosja e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën është bërë shkak për një konflikt që ka përfunduar me plagosjen e një 44 vjeçares dje pasdite në Shëngjin të Lezhës.

Policia zbardhi sot në mëngjes ngjarjen dhe arrestoi të dyshuarin si autor, Dorosamento Gjeta, 26 vjeç nga Lezha.

Po kështu janë proceduar penalisht edhe 2 persona të tjerë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditën e djeshme (1 maj) shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Lezhes

Policia thotë se Dorosamento Gjeta u arrestua në flagrancë dhe do i përgjigjet akuzave “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 88 të Kodit Penal.

Ndërkohë janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.




Be the first to comment

Leave a Reply