Verë fantastike, Rita Ora dhe Ermal Meta koncerte në Tiranë, zbulohen datat




Për të gjithë ata që kanë planifikuar të kalojnë pushimet jashtë Tiranës, edhe pse zyrtarisht sezonit turistik nuk ka nisur, ne ju garantojmë që do të keni mjaftueshëm arsye për të mos i ikur kryeqytetit sepse këtu do të bëhet nami!

Nuk do të jetë një, por disa artistë dhe këngëtarë shqiptarë me famë botërore që do të ndezin edhe më shumë temperaturat e kësaj vere në Tiranë. Sot, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka zbuluar dy emrat e parë të këngëtarëve që do të vijnë me koncerte përpara fansave të shumtë që e presin me padurim spektaklin që ata do të dhurojnë.

Pikërisht, do të jetë Ermal Meta, fituesi i “SanRemo” 2018-të dhe Rita Ora do të performojnë këtu gjatë muajit qershor. “Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta, e në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Ne mezi po presim që t’i shohim yjet e muzikës botërore këtu! Emocionet dhe spektakli nuk ka dyshim që do të jenë të garantuara!




Be the first to comment

Leave a Reply