Vesa Luma vihet në siklet nga kjo pyetje e djalit të saj




Kur bëhet fjalë për botën e fëmijëve, ajo nuk njeh kufinj, limite! Sa herë prindërit janë gjendur përballë pyetjeve, që nuk dinë t’u japin përgjigje? Të ndihesh i papërgatitur për një pyetje rrufe, që për fëmijët është thjesht çështje kureshtje e vazhdueshme, por që me insistim nga ana e tyre kërkon patjetjetër një shpjegim. Duket se kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Vesa Luma.

E vendosur prej disa kohësh në kontinentin e largët të Zelandës së Re, bashkë me të shoqin Big Basta, dhe djalin e tyre Lian, për çiftin e showbiz-it shqiptar ka nisur një rrugëtim i ri jete, me të cilin na njohin shpesh përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale. Por, mbrëmjen e djeshme, duket se ka ndodhur një situatë e papritur në familjen e tyre. Teksa, kanë kujtuar përmes televizionit, një nga daljet e tyre publike në vitin 2013-të, në Tv Klan, tek “E diela shqiptare”, ata kanë treguar një moment propozimin për martesë që Vesa mori nga partneri i saj gjatë pushimeve në Paris. Një unazë me gurë të çmuar dhe një propozim në vendin më romantik të botës siç është kryeqyteti parizien, ka mjaftuar që Lian-it t’i lind befasisht një pyetje. “Pse nuk jam unë në Paris me unazën e mamit”!

Nuk e dimë shpjegimin që i ka dhënë Vesa të birit, por dimë që në videon pasuese ajo pohon se për të, ka qenë një nga emisionet me kujtimet më të bukura, por për shkak të emocioneve të forta nuk ka mundur ta rishoh dot. “Por, fëmijët të vënë në lloj lloj sikletesh”, thekson ajo!

Dhe ka të drejtë apo jo?




Be the first to comment

Leave a Reply