Veseli: Do të bëjmë çdo gjë që të mësohet fati i personave të pagjetur




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në debatin parlamentar për personat e pagjetur tha se vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës.

Veseli tha se do të bëjnë çdo gjë të mundur që të dihet fati i personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës do të mblidhet çdo herë e çdo vit derisa sa të përfundoj kjo dramë. Serbia po vazhdon dhe tenton të nxisë harrimin tonë, por ne s’do të harrojmë. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës, e jo harrimi i tyre. Do të bëjmë çdo gjë e mundur që të plotësohet fati i njerëzve tanë të pagjetur”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, edhe pas 19 vjetësh pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.




Be the first to comment

Leave a Reply