Veseli: Opozita synon ta bllokoj punën e kuvendit




Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë që seanca e radhës do të mbahet shumë shpejt , përderisa pati akuza drejtuar opozitës lidhur punimet e seancës se jashtëzakonshme.

Veseli tha i është përmbajtur rregullores së kuvendit.

“Seanca e jashtëzakonshme e cila është mbajtur në Kuvendin e Kosovës me kërkesën e deputetëve është bërë në ditë që e kanë kërkuar. Është ndërprerë seanca, kur ata kanë kërkuar” deklaroi Veseli.

Tutje ai ka thënë që opozita kishin ardhur në mbledhje për të bërë fushatë, e për të krijuar bllokadë.

“Mbledhja e Kryesisë nuk përfundoi si duhej. Me sot filloi fushata elektorale për zgjedhjet lokale. Kuvendi nuk është mirë që të shfrytëzohet për fushatë lokale. Më mirë është të shfrytëzohet për me marrë vendime se edhe ashtu jemi vonuar”, ka deklaruar Veseli.




Be the first to comment

Leave a Reply