Veseli: Sot do ta ratifikojmë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se sot do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli tha se kjo dramë do të përfundojë sot.

“Kjo dramë do të përfundojë në ditën e sotshme. Në ora 11:00 do ta votojmë marrëveshjen për shënimin e kufirit që do të thotë forcim sovraniteti dhe forcim të partneritetit me Bashkimin Evropian, liberalizim vizash dhe hapje e perspektivës”, tha Veseli.

Ai tha se qytetarët kanë përjetuar shumë, është sakrifikuar shumë dhe nuk do të lejojnë për ego të askujt ky mund të shkojë huq.

“…Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi”, tha ai.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën, qytetarët dhe rininë e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.




Be the first to comment

Leave a Reply