Vetëm 8 deputetë nga 120 gjithsejtë nuk e përdorin facebook-un




Vetëm tetë nga 120 deputetë në parlament nuk përdorin rrjetin social, Facebook. Ndërsa vetëm 30 nga ta janë në rrjetin social Twitter. Sondazhi i bërë në fillim të muajit tregon se për nëntë vite numri i deputetëve që përdorin Facebook është rritur në mënyrë drastike.
Atëherë në këtë rrjet social aktiv kanë qenë vetëm 33 deputetë. Sidoqoftë, anketa tregon se edhe pse kanë profile aktive në Facebook, shumë deputetë rrallë publikojnë përmbajtje ose i përdorin aktivisht vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Për t’u përmirësuar komunikimin me përfaqësuesit e popullit, propozohet që të vendosen linqet deri tek rrjetet sociale të çdo deputeti në kuadër të faqes së internetit të Parlamentit. Megjithatë në rrjetin e internetit të Kuvendit, Fcebooku dhe kanali i youtube-së janë të bllokuar.




Be the first to comment

Leave a Reply