Vetëvendosje “e blindon” Haradinajn me peticionin kundër Demarkacionit




Deputetët e Vetëvendosjes e kanë “blinduar” kryeministrin Ramush Haradinaj duke i vendosur përreth tij follderët ku janë nënshkrimet e peticionit që ishte bërë në kundërshtim të Demarkacionit.

Deputetët i kanë vendosur këta follderë rreth dhe përpara ulëses së kryeministrit Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht këtij veprimi, kryeministri Haradinaj nuk ka lëvizur dhe larguar nga vendi i tij.

Paraprakisht, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tregoi se pse i kanë sjellë në Kuvend këto folldera sot, ashtu si kishin bërë edhe më parë.

“Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’i kemi sjellë në këtë Kuvend zërat 205 mijë qytetarëve nënshkrimet që i ke mbledhur bashkë me ne dhe të cilët kanë bërë thirrje që në këtë Kuvend të rrëzohet ky Demarkacion i gabueshëm që i humb territor Kosovës”.

“Personalisht ke pas bërë përpjekje fizike me fut këtë peticion në Kuvend t’i kemi sjellë për ta kujtuar se me çarë premtime ke ardhur në pushtet”.

“Kemi një lutje dhe një kërkesë: mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve”.




Be the first to comment

Leave a Reply