Vetëvendosje i prezanton 56 kandidatët për kryeqytet




Në zgjedhjet e 22 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje, votën përveç Shpend Ahmetit kandidatit për kryetar të Prishtinës, e ka kërkuar edhe për 56 kandidatët për asamble komunale.

Duke shpresuar së pas zgjedhjeve të 22 tetorit do të jetë sërish kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që së paku në kuvend t’i ketë edhe 26 asamblistë nga Vetëvendosje për t’i realizuar denjësisht 100 zotimet e programit, “Jepi Krah Prishtinës”.

E Albin Kurti e Visar Ymeri, u shprehën se mjaft shumë u sulmua qeverisja e Vetëvendosjes në kryeqytet por kritikat u kthyen vetëm me punë dhe zgjidhje të problemeve për qytetarët e Prishtinës, raporton KTV.

Zyrtarë të VV-së, u shprehën të bindur se qeverisja e kësaj lëvizje, do të shtrihet jashtëzakonisht shumë nëpër komunat e Kosovës, pasi modelin e qeverisjes së mirë të Prishtinës, po e kanë lakmi edhe qytetarët e komuave të tjera.




Be the first to comment

Leave a Reply