“Vetëvendosje ka hise në Komunën e Prishtinës, nuk është opozitë”




“Vetëvendosje ka hise në qeverisjen në Prishtinë dhe derisa Ahmeti të mbetet në pushtet, mbetet edhe programi jonë me të cilin ai është zgjedhur”. Kështu ka thënë drejtori i Kulturës,Yll Rugova në emisionin 038 në KTV duke lënë të kuptohet që është në krahun e Albin Kurtit.
Rugova ka thënë se nuk do të japë dorëheqje dhe se largimi i Ahmetit nga Vetëvendosje nuk do të thotë se partia do të jetë opozitë pasi që pushteti është i përbashkët.
Përveç Rugovës, drejtor i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës është edhe Arben Vitia që udhëheqë me Shëndetësinë e i cili po ashtu ka thënë se do të veprojë ashtu si i rekomandon Vetëvendosja.




Be the first to comment

Leave a Reply