Vetingu i policisë në dorë të Presidentit. A do të ketë dorëheqje?




Pr/ligji për vettingun e policisë i cili u miratua mbrëmë në Kuvend edhe me votat e LSI-së tashmë është në dorë të presidentit Ilir Meta, i cili ka afat brenda 20 ditësh për tu shprehur.

Pas publikimit në fletore zyrtare, 15 ditë më pas ligji i vettingut hyn në fuqi. Më pas cdo punonëjs policie ka afat 30 ditë për të dorëzuar dokumentet dhe brenda këtij afati kohor do të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariati Teknik Përkatës

A do të ketë dorëheqje?

Atë do ta marrim vesh gjatë 30 ditëve të para sapo ligji të hyjë në fuqi,” deklaroi zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj  në një prononcim për median

Julian Hodaj: ‘Vlerësimi përfundimitar do të bëhet  24 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Procesi do të penalizojë ata që meritojnë të penalizohen dhe promovojë ata që do të promovohen. Nëse dikush do të dorëhiqet ka mundësi të bëjë brenda 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit”

Optimizmi

Zv.ministri i Brendshëm u shpreh optimist për zbatimin e projekt ligjit të vettingut dhe renditi disa nga arsyet pse kjo nismë është aq e rëndësishme

Julian Hodaj: “Kjo reformë është dëshmi e qartë e vullnetit të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të ndërtuar rregulla të forta për njerëz me integritet, për të ndërtuar institucione ligjzbatuese dhe për t’i ngritur ato në standartet europiane. 

Policia dhe organet e tjera ligjzbatuese nuk i përkasin as qeverisë, as mazhorancës së sotme. Ato janë në shërbim të qytetarëve dhe për këtë arsye është bërë një përpjekje maksimale për të patur një konsensus sa më të gjerë. “

Vleresimi per LSI

Zëvendës ministri vlerësoi LSI për qëndrimin e saj dhe ndryshimet e propozuara nga kjo forcë e nga ana tjetër shprehu keqardhje që deputetët e opozitës nuk kanë pranuar ta miratojnë projekt ligjin

Julian Hodaj: “Vlerësojmë qendrimin e grupit parlamentar të LSI, sidomos të deputetëve të përfshirë direkt në bisedime konstruktive. Nga ana tjetër shprehim keqardhjen për qendrimin e opozitës, sidomos disa deputetëve  që trumbetuan me të madhe ndryshimin nuk donin miratimin e pr ligjit. Jemi të bindur që zbatimi i ligjit do jetë i dobishëm. Institucione me punonjës të aftë krijojnë besim

Propozimet e LSI-se: 19 ndryshimet, sipas zv/ ministrit, janë të teknikës legjislative dhe që nuk prekin thelbin e ligjit. Njëra ka lidhje me përbërjen e bordit përzgjedhës. U pranua propozimi për të përfshirë në bordin e komisionit të jashtëm Avokatin e Popullit dhe SHISH




Be the first to comment

Leave a Reply