Vettingu, LSI: Të kthehen mbrapsht vendimet, ndryshe s’ka efekt




Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka përsëritur apelin për kthimin e vendimeve të miratuara nga mazhoranca lidhur me vettingun, në të kundërt sipas tij reforma në drejtësi nuk do të ketë efekt.

“Pa një vetting të pastër dhe të pavarur nuk mund të ketë luftë serioze ndaj krimit të organizuar”, ka deklaruar Vasili.

Në këto kushte ai ka kërkuar nga ambasadorët e SHBA dhe BE që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të kthyer mbrapsht këto vendime.

“Ka ende kohë për të kthyer mbrapsht këto vendime të marra me arrogancë nga mazhoranca. Nëse nuk bëjmë gjë, Shqipëria mbetet në dorën e bandave, të cilat ambasadori amerikan sot i tregoi me gisht, por u kujdes të mos citonte kryebanditin që dihet se kush është, që inkurajon bandat, që inkurajon policinë të bashkëpunojë me krimin”, ka shtuar Vasili.

Në komisionin e ligjeve mazhoranca socialiste votoi për shkurtimin e stafit të organeve që do të bëjnë vettingun dhe fondet që do të shkojnë për to.

 




Be the first to comment

Leave a Reply