VIDEO: Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikojnë një version të ri të këngës “Fshatarja ime”




Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Ledri Vula kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Fshatarja ime” titullohet kënga e tyre e re, e cila u dha premierë në koncertin recital të 50 vjetorit të karrierës së babait të Ermalit, këngëtarit Sabri Fejzullahu.

Kënga është ritmike e zhanrit R&B, dhe është punuar nga producenti Big Bang në studion “RedBox”.

Teksti i këngës është shkruar nga vet dyshja, ndërsa është publikuar në kanalin YouTube, vetëm në versionin audio.
Ky është bashkëpunimi i tretë mes Ermalit dhe Ledri, ndërsa pjesë e dy bashkëpunimeve të tyre të para, ka qenë edhe reperi tjetër Lumi B.




Be the first to comment

Leave a Reply