(VIDEO/FOTO): E vërteta për Lëvizjen Besa! Të gjitha faktet në favor të kryetarit Bilall Kasami




Zhvillimet e fundit politike në Lëvizjen Besa kanë sjellë me vete shumë paqartësi rreth asaj se kush është në të drejtë dhe se kujt i takon kjo parti.

Edhe përkundër fushatës tmerësisht denigruese që po zhvillohet kundër kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasamit dhe përkrahësve të tij, nga ky i fundit nuk ka pasur asnjë reagim me tone të njejta si bashkëpartiakët e tij nga krahu tjetër.

Për të sqaruar gjithë atë situatë të krijuar brenda në parti më poshtë ju sjellim deklaratën e parë të liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit pas gjithë turbulencave që ndodhën brenda disa ditëve:

Po në fakt çka ndodhi më 6 Janar në selinë e Shkupit!?

Më 6 Janar, në Shkup një grup joformal mbajti takim të cilin e quajtën mbledhje të Këshillit Qendror. Po në fakt duke hulumtuar procedurat statutore të Lëvizjes Besa mund të shohim se mbledhje të Këshillit Qendror të partisë mund të thërasë vetëm kryetari i partisë si dhe vetëm ai mund të udhëheqë me mbledhjen e Këshillit Qendror. Më poshtë mund të shihni nenet e statutit që kanë të bëjnë me këtë çështje:

 

Persona të nënshkruar nga dy herë në listë:

Përveç shkeljes të statutit të partisë rreth thirjes për mbledhje, nga hulumtimet e gazetarëve është parë edhe një tentim për të falsifikuar dokumentin e nënshkrimeve nga pjesmarësit në atë mbledhje. Portali jonë ju sjell vetëm një nga emrat që është nënshkruar dy herë në listë, person i cili duke dashur të humbë gjurmët është nënshkruar edhe në numrin rendor 4 dhe në numrin 44.

Kjo tendencë për të rritur numrin e personave pjesmarës në takimin joformal është edhe një dëshmi se ata që kanë tentuar përmes falsifikimit të shkarkojnë Bilall Kasamin, kur këto dokumente ti deponojnë në gjykatë të njejtat do refuzohen dhe me këtë ky grup do detyrohet që të fillojë iniciativën për formimin e një partie të re që nuk do ketë lidhje me Lëvizjen Besa.

Nexhbedin Karemani në panik! Protestat paqësore i paraqet si kërcënim për jetën e tij!?

Por, tentimet për të krijuar huti në opinionin publik nuk kanë të ndalur, ku sot gjatë ditë grupi i Nexhbedin Karemanit ka lëshuar një njoftim se është sulmuar ordinanca private e deputetit Karemani nga persona të dhunshëm, gjë që rezultoi e pavërtetë pasi që para ordinancës të tij ka pasur vetëm një protestë paqësore dhe demokratike ku është kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Besa që të respektojë vullnetin e aktivistëve që e bënë deputet duke u pozicionuar në krah të kryetarit Bilall Kasami ose në të kundërt të dorzojë mandatin e deputetit.
Më poshtë mund të shihni edhe video nga deklarata e dhënë gjatë protestës:

E vërteta bazohet mbi fakte dhe argumente që në këtë rast janë në favor të kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, dhe jo mbi shpifje, fyerje dhe dezinformata të llojit që po prodhojnë tanimë grupi tjetër që sipas gjitha gjasave do përfundojnë duke krijuar një subjekt të ri politik.




Be the first to comment

Leave a Reply